“Më ngre një çik aman”, Dash Sula, hidhet mbi gardistët për t’u futur në sallë

Situata në derën e Kuvendit të Shqipërisë është kaotike.

Deputetët demokratë janë të acaruar për shkak se Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët që të futen në sallë, edhe ato që nuk janë përjashtuar.

Kjo ka bërë që deputeti demokrat, Dash Sula të tentojë të kapërcejë mbi kokat e gardistëve që të futet në ambientet e brendshme, por kjo përpjekje e tij ka rezultuar jo me sukses.

“Më ngre njëçik”, dëgjohet të thotë Sula, teksa 2 kolegë të tij e kanë ndihmuar, por garda e ka ndalur.

Të Fundit