Një grabitje në mes të ditës së djeshme (22 nëntor) ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjës ku në një banesë janë vjedhur rreth 13milionë lekë
Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe e cila jeton në këtë banesë akuzon një grua si autore të kësaj vjedhjeje.
Në një prononcim për median ajo tregoi se gruaja i kishte treguar se kishte ardhur nga Tetova dhe kishte folur për magjira.
“Isha tek karrigia. Hyri tek porta. Po vij nga Tetova dua pak ujë. Erdhi u afrua dhe doli në diell ku ishin fshesat. Më thanë ty të paskan bërë magji. Burrit tënd i kanë bërë magji. Nuk mbaj mend çfarë më ka bërë” thotë ajo ndërsa kujton se ‘lekët ishin tek koka e krevatit’ tha gruaja.