Teknologjia vë në rrezik gjuhën shqipe

Gjuha Shqipe është përballë shumë sfidave. Për akademikun dhe gjuhëtarin Rexhep Ismajli një ndër to është edhe rreziku që i kanoset nga teknologjia.

“Nëse flasim për brezin e ri, sfidat janë pak më të mëdha në raport me kontaktet e shumëfishta me gjuhët e tjera dhe me situatën tjetër. Tashti shqipja është zhytur në tregun botëror të gjuhëve dhe natyrisht aty ka procese marrje-dhënie. Teknologjia ndikon sigurisht sepse ndikon në mënyrën e komunikimit dhe ky ndryshim në mënyrën e komunikimit, do të pasqyrohet patjetër edhe në vetë gjuhën”.

Diaspora e shqiptarëve është shumë e zgjeruar, ndaj sipas Prof. Ismajlit qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet të punojnë më shumë për të mundësuar mësimin e Gjuhës Shqipe nga gjeneratat e reja që lindin në emigracion, pasi shqipja po u varfërohet.

“Një pjesë e folësve të shqipes tanimë shumë shpesh në punën e tyre dhe në jetën e përditshme nuk janë në pozitën që gjuhën e tyre ta kenë si gjuhë kryesore, të parë. Por e kanë gjuhë vetëm të shtëpisë, ose më pak mundësi përdorimi. Këtu tashti ne të gjithë bashkë duhet të gjejmë mundësi që t’i zvogëlojmë sa më shumë këto rreziqe. Kudo që të jetë e mundshme, shkollat duhet të hapen. Shkolla, kurse…”

Të Fundit