Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest në burg për arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, pasi morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje.
Sipas Prokurorisë, nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga dy arkitektët tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.
Po ashtu Prokuroria thote se eshte kerkuar vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara.
Njo0ftimi:
Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për dy arkitektë për Veprën Penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, sekuestrohen pronat
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.1285, të vitit 2023 (i bashkuar), për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ma kallezues në ngarkim të shtetasve M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.
Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton e provuar se shtetasit e mësipërm, kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.
Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme karahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.
Nga të dhënat e grubulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë.