Katër aksidentet të rënda regjistruan një bilanc me 2 viktima. Shkak për aksidentet është bërë lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin që prej orëve të para mëngjesit kanë shkaktuar bilance tragjike në rrugët e vendit. Katër aksidentet të rënda regjistruan një bilanc me 2 viktima. Shkak për aksidentet është bërë lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidenti i parë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në fshatin Vidhas në Elbasan. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, për pasojë u lënduan dy drejtuesit e mjeteve, një prej të cilëve në gjendje më të rënduar shëndetësore. 32-vjeçari i identifikuar me inicialet Gj.Z u transportua në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Lagështia në rrugë ishte shkaku i aksidentit. Për pasojë për disa minuta qarkullimi i mjeteve u bllokua duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.
Një tjetër asksident në pak orë do të regjistrohej si pasojë e motit të keq. Këtë të herë në aksin Fier-Levan. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën por fatmirësisht nuk u regjistruan persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Pa kaluar shumë nga dy aksidentet e para një tjetër aksident do të regjistrohej në vend, këtë herë në Milot. Një trajler si pasojë e lagështisë në rrugë, del prej saj. Siç mund të shihet në pamje shiu i dendur dhe era e fortë e bëjnë të pamundur shikimin. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Fatrmirësisht nuk pati të lënduar.
Një aksident i rëndë i regjistruar pasditën e kësaj të mërkurë në zonën e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet do ti merrte jetën studentit të Akademisë së Sigurisë, Arjan Shahajt. I riu ishte po lëvizte me shpejtësi në autostradë nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit kur është përplasur me një tjetër makinë.
Si pasojë e përplasjes së fortë makina e tij ka përfunduar e botuar në rrugë dhe ka dalë jashtë saj. Shahaj ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Arbrit pasi makina me të cilën ata udhëtonin humbi kontrollin dhe u përmbys mbi “Urën e Fshatit” në 158 metra lartësi.
Burrë e grua u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhën në kujdesin e mjekëve.