Trupi i pajetë i një 80-vjeçari është gjetur ditën e sotme në bjeshkët e Pojanit. Policia bën të ditur se familjarët e personit me inicialet D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, kërkuan ndihmë në polici pasi i afërmi i tyre kishte dalë në bjeshkët e Pojanit dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i të moshuarit. Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së të moshuarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B.
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B. Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit D. B.