“Amadea” viziton Durrësin, kroçera sjell 700 turistë nga vende të ndryshme

“Amadea” është kroçera e fundit që ndalet në portin e Durrësit për këtë vit kalendarik, duke përmbyllur me sukses sezonin.

Kroçera ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne nga porti i Korfuzit, Greqi, nga ku ka sjellë mbi 700 turistë të cilët gjatë qëndrimit një ditor do të vizitojnë sitet arkeologjike të Durrësit, Tiranës dhe Krujës.

“Amadea” pas Durrësit do të niset drejt portit të Dubrovnikut Kroaci.

Qyteti i Durrësit ka qenë ndër itineraret e përzgjedhura nga anijet turistike dhe jahtet këtë sezon,  duke e kthyer në një prej destinacioneve të preferuara nga të huajt.

Të Fundit