Në 22 shtator transmetuam një histori të dhimbshme, që kishte nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Arlo Kodrinaj, vetëm 11 muajsh, vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës, që nuk operohej dot në vend. Vogëlushi duhet të dërgohej sa më shpejt drejt Italisë në mënyrë, që të shpëtontë. Operacioni, transporti dhe kurimi i tij kushtonin 35.000 €.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” hapën një “gofoundme”, për t’i shpëtuar jetën vogëlushit.Jemi rikthyer te ky rast për lajmin e mirë. Arlo Kodrinaj është kthyer shëndoshë e mirë në Shqipëri, pas ndëryrjes së vështirë në zemër.
- +355 67 220 8888
- [email protected]