E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

Trafikuan 728 kg drogë nga Shqipëria, arrestohen 6 serb të rrezikshëm

6 shtetas serbë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike kanë rënë në prangat e policisë.

Gjatë një eporacioni të organizuar nga Europol në bashkëpunim me Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi, janë vënë në pranga 6 serb.

Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.

Policia ka arrestuar organizatorin e dyshuar të grupit të krimit të organizuar M.M, 35 vjeç si dhe anëtarët me inicialet S. Gj., 36 vjeç, S.N., 34 vjeç, M. M., 32 vjeç, P.S., 42 vjeç dhe Z.J., 41 vjeç, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë në njësitë e paraburgimit në Serbi dhe Francë.

Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më shumë se gjashtë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë në vitin 2020.

Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal në periudhën prej 12.2. 2020 deri më 16 mars 2020, në territorin e Shqipërisë dhe Serbisë, ka blerë, transferuar dhe ndërmjetësuar blerjen dhe shitjen e lëndës narkotike – marihuanë. Vetëm në njërën prej sekuestrimeve (2 mars 2020) u gjetën dhe u konfiskuan 782 kilogramë drogë marihuanë në pikën kufitare të Vatinit. Gjatë procedurës para hetimore janë marrë provat lidhur me përdorimin e aplikacionit Sky përmes asistencës juridike ndërkombëtare.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑