Paraditen e sotme policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëvr narkotike me anë të llambave në fshatin Marikaj, Vorë.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se në kërkim është shpallur Klodian Kalemi, si person që ka mbjellë bimët e kanabis dhe po ashtu është një procedim për bashkëshorten e tij, Arjan Kalemi, për moskallëzim krimi.
Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj. Ngjitur me banesën kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llamba.
46 vjeçari, Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit. Ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte ndjeni se ku ndodhej i shoqi.
Ndërsa faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur dijeni që në magazinë kultivohej kanabis.