Shkon tek dentisti për të hequr dhëmbin, ndërron jetë 3-vjeçari në Tiranë

Prindërit e një 3 vjeçari kanë denoncuar në komisariatin nr 4 një klinikë dentare ku fëmija i tyre humbi jetën pasi dyshojnë se iu injektua narkozë me dozë më të lartë sesa mund ta përballonte. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë.

Klinika dentare ndodhet në zonën e Rrugës së Kavajës. Ndërkaq policia jep detaje nga hetimi paraprak i ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion Paraprak
Ne date 01.10.23 ora 22:00 eshte paraqitur Guri Spahiu te cilit ne spitalin e femijeve i ka nderruar jete femija 3 vjec.
Femija ndodhet ne morg dhe po kryehen veprimet.

Ai kallezon se femijen para tre ditesh e ka cuar ne nje klinike dentare private Roland Xhaxho ne rrugen e Kavajes perball spitalit Gjerman.

Ne kliniken private femijes i eshte per anestezi totale per te bere te mundur rregullimin e dhembeve.

Pasi ka perfundur nderhyrjen dentare nga klinika dentare i eshte kerkur qe djalin ta marre e te çoj ne banese duke rekomanduar dhe mjekimin we duhet te merrte.

Pasi kan shkuar ne banese femija ka filluar te ndihej keq.

Prinderit te shqetesuar kane marr kliniken private por nuk i eshte pergjigjur njeri.

Duke pare gjendjen e femijen e kan cuar ne spitalin pediatrik te cilte duke pare gjendjen jo te mire te femijes e kane derguar ne reminacion.

Jane perpjekur mjeket qe ta kthjen ne jete per dy dite rresht por nuk kane mundur dhe sot femija ka nderruar jet.
Po kryhen veprimet per rastin

 

Të Fundit