Makina përplas motorin në Pogradec/ Në gjendje të rëndë 31-vjeçarja italiane

Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth  orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat.

Mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe.

Si pasojë, kjo e reja italiane është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana tjetër, policia raporton se 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të Fundit