Ndodh në Kosovë, Edukatorja tërheq zvarrë dhe dhunon 3-vjeçarin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Fushë-Kosovë. Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatorja e një çerdheje shtetërore ‘Gëzimi Ynë

Ka qenë një familjari i të miturit i cili ka denoncuar rastin përmes një videoje, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj vogëlushit. Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, 3-vjeçari has në rezistencë me dy edukatoret të cilat e tërheqin zvarrë dhe më pas e dhunojnë. Familjari i të miturit shprehet se ai ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës ç’njerëzore të dy edukatoreve.

Të Fundit