Ndalemi në garën e korrikut në Abu Dabi, ku 3 sportistë nga Shqipëria udhëtuan me shpenzimet e tyre, për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe u penguan nga presidenti i federatës së ndeshjes së lirë, Arjan Rizaj, me pretendimin, se ata nuk janë të anëtarësuar. Trajneri Naim Seferi shpjegon, se pagesën për anëtarësim e kanë bërë dhe kanë qenë pjesëmarrës në kompeticione të tjera brenda vendit, apo dhe në Ballkan.Babai i njërit prej sportistëve, Valentin Zefit, tregon, se cfarë ndodhi me udhëtimin në Abu dabi dhe si u braktisën sportistët nga presidenti. Bëhet fjalë për një sportist, që në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Tiranë të MMA-së, mori çmim të parë për peshën dhe moshën e vet.Prej javësh jemi përpjekur të marrim takim me presidentin Arjan Rizaj, por ai preferoi të fshihet dhe të mos japë shpjegim për këtë situatë
- +355 67 220 8888
- [email protected]