Këngëtarja Enca Haxhia, e cila u ndalua nga policia dy ditë më parë pasi në vilën ku jetonte iu gjetën 5 vazo me kanabis sativa në verandën e banesës, është lënë e lirë.
Në seancën e sotme për masën e sigurisë Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për Ruensa Haxhian duke e lënë të lirë.
27-vjeçarja ka deklaruar në gjykatë se hashashin e kishte mbjellë për kuriozitet.
Operacioni u kodua “Ballkoni” dhe nga kontrolli i policisë në vilën e këngëtares në zonën e Lundrës, u zbuluan vazot e kultivuara me kanabis.