Teksa ka prezantuar Paketën e Sigurisë në Shkolla, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, është shprehur se Policia e Shtetit do të marrë një përgjegjësi edhe më të madhe në drejtim të garantimit të sigurisë publike në shkolla dhe përreth saj.
Ai ka theksuar se fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike tek moshat e reja është një sfidë e madhe e tij personalisht, si ministër i Brendshëm dhe i Policisë së Shtetit.
Pjesë e kësaj pakete janë konceptuar edhe një sërë ndryshimesh që do të bëhen publike në ditët në vijim. Ato kanë të bëjmë me ndryshime në Kodin Penal. Sipas ministrit kushdo që është i përfshirë në rrjetet të trafikut apo shpërndarjes së lëndëve narkotike se do të përballet me dënime të dyfishta. Kjo praktikë do të ndiqet edhe për vepra të tjera penale siç janë armëmbajtja pa leje, armë zjarri apo të ftohta. Madje brenda perimetrit të sigurisë do të propozohet dyfishim i dënimit.
Sipas Ballës koncepti i ri i perimetrit të sigurisë nuk është oborri i shkollës, shkon përtej, në rrugët, rrugicat, baret, restorantet që rrethojnë shkollën.
Dhe pastaj, gjithë autoritetet, AKU do të kontrollojë cilësinë e ushqimit që shitet në njësitë e shërbimit, Inspektorati Shëndetësor do të kontrollojë me shumë kujdes veprimtarinë e bareve etj., për të mos lejuar shitjen e alkoolit nën moshë.
Të gjitha njësitë e shërbimit përreth shkollës, nëse përfshihen në veprimtari kriminale, larg qoftë për ta, në dëm të shëndetit të fëmijëve e interesit publik do të mbyllen përfundimisht e nuk do të hapen asnjëherë”, tha ministri Balla.