Disa foto të një kali teksa tenton të hipë në autobus kanë shkaktuar të qeshura në Britani.
“Siç mund ta imagjinoni shoferi ynë ishte mjaft i befasuar kur pa një kalë i vogël duke u përpjekur të hipte në autobus,” tha një përfaqësues i kompanisë për median.
“Aktualisht jemi në diskutime rreth asaj se sa të tarifojmë kalin nëse ai përpiqet të hipë përsëri në bord,” tha përfaqësuesi me shaka, duke shtuar: “Është sugjeruar një tarifë prej disa dollarësh.”