Rinis sot sesioni i ri parlamentar

Parlamenti rifillon punën pas pushimeve. Sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së X nis sot në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë parashikuar nisja e punimeve të sesionit të V dhe miratimi i procesverbalit të datës 20 Korrik 2023.

Seanca e sotme e parë parlamentare për këtë sesion të ri pritet të jetë formale.

Presidenti Bajram Begaj, nëpërmjet një mesazhi të tij, u ka uruar deputetëve fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, duke nënvizuar se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor.

Të Fundit