Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar masa më të ashpra ndaj drejtuesve të automjeteve që rezultojnë të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla ka theksuar se duhen masa më të forta edhe për tejkalim shpejtësie në qendrat e banuara apo akset rrugore.
“Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës. Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, shkruan Balla