18-vjeçari e goditi 5 herë me thikë, në gjendje të rëndë 25-vjeçari

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Ostren, pas një konflikti të çastit, Aranit Alushi, 18 vjeç ka plagosur me thikë një 25-vjeçar. I plagosuri Besnik Kurti është goditur 5 herë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Për të shuar konfliktin mes tyre, ka ndërhyrë edhe qytetari me iniciale K.K, i cili si pasojë ka marrë lëndime të lehta trupore.

Policia e Dibrës ka arritur të kapë dhe arrestojë Aranit Alushin. Një grup hetimor është ngarkuar me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të Fundit