Një kopsht zoologjik në Kinë ka mohuar akuzat se disa prej arinjve të tyre janë njerëz të veshur me kostume pasi videot e një ariu që qëndronte në këmbët e pasme dhe dukej thuajse njerëzor, u bënë virale duke ndezur komentet dhe teoritë konspirative në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të shkruar nga këndvështrimi i ariut të quajtur “Angela”, zyrtarët e kopshtit zoologjik të Hangzhou shprehen se njerëzit “nuk i kuptojnë” kafshët.
“Unë jam Angela, ariu himalajan – mora një telefonatë dje nga drejtuesi i kopshtit zoologjik që më pyeste nëse isha dembelosur dhe po i bëja bisht punës e gjeta një njeri që të më zëvendësonte. Më lini t’jua them prapë që unë jam ari himalajan, as ari i zi, as qen, por himalajan!”
Videot e shpërndara në Weibo, një platformë sociale kineze, tregojnë ariun që rri në këmbë mbi një gur dhe sheh jashtë kafazit. Shumë përdorues vunë re qëndrimin e kafshës, palosjet e gëzofit që e tregonin ariun si të plakur dhe të çuditshëm ndaj vërshuan komentet se një njeri mund të ketë zënë vendin.
WATCH: 🐻 A viral video of a black sun bear at the Hangzhou Zoo in China's Zhejiang province has some netizens convinced that it is a human in disguise. The zoo has since spoken out to quell the rumours, maintaining that it is "definitely a real animal". pic.twitter.com/hzHOZSnLPT
— TODAY (@TODAYonline) July 31, 2023
Duket si skenar pa asnjë argument, por kopshtet zoologjikë në Kinë janë tallur në të shkuarën për përpjekjet e tyre për t’i paraqitur kafshët shtëpiake si të egra.
Në 2013, një kopsht zoologjik në Henan acaroi vizitorët kur paraqiti një qen roje tibetian si luan. Kur ata iu afruan kafazit, u habitën ndërsa dëgjuan “luanin” që lehte.
Në provincën Sichuan, një qen Golden Retriever etiketohej si luan afrikan, ngjarje që shokoi vizitorët