Kur të ndjek fati i mirë: Qytetarja humb portofolin, ia gjen policia

Shëngjin, Lezhë

Sot, në plazhin e Shëngjinit, 2 punonjës policie Elson Rasha dhe Fabjola Tula, gjatë patrullimit me biçikleta në Shëngjin, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Menjëherë, ata kanë njoftuar sallën operative, e cila iu ka bërë me dije që nuk kishte mbërritur asnjë telefonatë për një portofol të humbur. Të ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë hapur portofolin brenda të cilit kanë gjetur një dokument identifikimi të një shtetaseje dhe kanë filluar kërkimet për gjetjen e saj.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje dhe iu dorëzua portofoli që ajo kishte humbur.

E zonja e portofolit ka falenderuar punonjësit e Policisë për korrektësinë dhe për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.

Të Fundit