Kryetari i Bashkisë së Sarandës: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” kryesor për zhvillimin e turizmit në jug

Oltian Çaçi, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Sarandës, është shprehur këtë të hënë në emisionin “Opinion” se aeroporti i Vlorës është “çelësi” për zhvillimin e turizmit në jug të vendit.

“Që do të thotë që ne sot e kemi shumë të nevojshme të kemi një portë tjetër hyrëse që do të jetë aeroporti i Vlorës. Aeroporti i Vlorës do t’i japë një zhvillim shumë të madh turizmit të jugut. Dhe duke i dhënë këtë efektin 6 muaj të turizmit, shiko çfarë ndodh, që ne të kemi shërbim duhet të paguajmë, që të paguajmë duhet të kemi turizëm. Gjërat janë të lidhur zinxhir. Që ne të arrijmë këtu duhet të kemi minimalisht çelësin kryesor që është aeroporti. Nga aty vjen çdo gjë. Ne sot jemi në këtë fazë që të arrijmë t’i lidhim të gjitha, efekti zinxhir që do turizmi, përveç aeroportit, përveç portit, të gjitha linjat e konjeksionit, që ne të arrijmë të kemi turizëm përtej sezonalitetit, ne duhet të shtojmë zgjatjen e sezonit”, u shpreh Çaçi.

Ai u shpreh se në Sarandë sezoni i turizmit ka filluar që në fund të Shkurtit. Sipas Çaçit që Shqipëria të ketë një shërbim të saktë në industrinë e turizmit duhet që të rrisë zgjatjen e tij.

“Që ne të arrijmë të kemi sezon të gjatë apo dhe shërbim të saktë në këtë industri është shumë e nevojshme që ne të rrisim zgjatjen e sezonit. Që të arrijmë këtë disfavori jonë janë linjat e komunikimit. Që do të thotë, aeroporti i Vlorës është bërë domosdoshmëri. Unë e kam prekur Sarandë, Ksamil dhe në fushatë. Saranda dhe Ksamili e kanë filluar turizmin, më besoni mua në fund të Shkurtit, në fillim të Marsit. Po flas se porta e turizmit në Sarandë që fillon më herët se çdo gjë tjetër është Korfuzi. Në momentin që turistët vijnë në Korfuz e kanë alternativën bashkë me Sarandën, bashkë me Ksamilin”, tha Çaçi.

Të Fundit