Protesta e 21 tetorit 2026 në Tiranë ishte dita e nëntë e valës së protestave, e cila kaloi në mënyrë kryesisht të qetë dhe pa dhunë të madhe, ndryshe nga ditët e mëparshme.Grumbullimet nisën rreth orës 13:00 tek Ministria e Arsimit dhe më pas u zhvendosën me një marshim paqësor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë. Dita kaloi pa përdorim të gazit lotsjellës, pa ujë me presion nga policia dhe pa asnjë person të shoqëruar. Pati vetëm disa incidente të vogla në mbrëmje, si djegia e një karrigeje në bulevard




