Në 21 mars transmetuam problemin e zonjës, Varvara Kapurani, një 77 vjecare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.Gjithcka nisi, pasi një ditë cifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë, që vajza të merrte kemp për të birin e sëmurë.Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi, se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi, se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha, se nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Në këto kushte, gjykata vendosi, që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda.Ne iu drejtuam Prokurorisë së Elbasanit, dhe prokurori Xhilian Seferi na komunikoi, se rasti është regjistruar dhe do të procedohet sipas afateve.Zyra ligjore e emisionit “Stop” përgatiti një kërkesë për sigurim padie dhe rikthim në banesë për të moshuarën Varvara Kapurani. Gjykata pranoi këtë kërkesë-padi dhe ne shkuam te një përmbarues gjyqsor, Ilia Elezi, për ekzekutimin e vendimit. Në 29 maj ne arritëm të fusim nënë Varvarën në shtëpinë e saj dhe në këtë moment ishin prezentë përmbaruesi Ilia Elezi, njësia e bashkise dhe Policia e Elbasanit, për të parandaluar cdo konflikt.
- +355 67 220 8888
- [email protected]