Shqipëria si destinacion turistik po promovohet çdo vit e më shumë në media dhe televizione ndërkombëtare.
Së fundmi, kanali televiziv italian RAI3 transmetoi një reportazh ku turoperatorët italianë e cilësojnë Shqipërinë si “destinacionin e momentit”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Reportazhi i RAI3, si promovim i shkëlqyer i turizmit në Shqipëri, duke pasqyruar edhe ngjarjen më të rëndësishme që organizuam, Konventën Ndërkombëtare të Turizmit-FESTA,” – u shpreh Kumbaro.
Përshkrimi nis me “plazhe të pastra, det i kristaltë dhe peizazhe që të lënë pa frymë”.
“Mesatarisht, nga 10 vlerësime, 8 janë për Shqipërinë. Tashmë është destinacioni i momentit, por edhe për kostot, për lidhjet nga Bari nga Brindisi nga Ankona, kështu që njerëzit mund të vendosin se kur dhe si duan të shkojnë në Shqipëri,” – thuhet në reportazh.