STOP-EMISIONI 173(Sezoni 8) 2 Maj 2023-Rreh gruan e xhaxhait me sfurk e i tregon gjenitalet, per 2 zogj pule.

Jemi në fshatin Shirgjan të Elbasanit. Në këtë fshat, ngjitur me njëra-tjetrën banojnë dy familje, xhaxhai me familjen e vet nga njera anë dhe ngjitur, nipi me familjen e vet.Gruaja e xhaxhait, Nimete Tashi, u rrah keq nga Gentiani, nipi i bashkëshortit, një burrë rreth 43-45 vjec. Shkak u bënë disa zogj të gjetur në kopshtin e Nimetes, për të cilët, babai dhe nusja e Gentianit, kishin hedhur akuzën, se i ka vrarë Nimetja me Idrizin.Cështja ka mbetur në gjykatën e Elbasanit, për akuzën e rrahjes, por xhaxhai dhe e shoqja, janë shumë të shqetësuar e të frikësuar.Gentiani, sipas tyre është kthyer në kërcënim. Madje, Nimetja, tregon, se në disa raste, ai i ka treguar organet gjenitale.

Fushata për zgjedhjet e 14 majit ka hyrë në pikun e saj. Nuk mungojnë cdo ditë momentet pikante të propagandës e humorit. Kryeministri Rama ka hedhur në rrjetet e tij sociale një video, duke kërcyer me një vajzë të vogël këngën e fushatës “ecim përpara”.Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, ka goditur sërish duke folur mbrapsht, e dukë kërkuar përgjigje nga ndjekësit, se cfarë ka thënë në të vërtetë.

Pak ditë më parë ishim në Koplik pranë shtëpisë së familjes Aruni, që jeton në kushte shumë të vështira. Kryefamiljari prej 5 muajsh është larguar nga shtëpia. File Aruni tregoi, se jeton bashkë me fëmijët në një dhomë gjithë lagështirë, ku tavani është gati në të rënë. Zonja tha, se nuk mundet të jetojë në atë gjendje, pasi nuk ka para as për qira e jetesën minimale. Ajo bëri apel për ndihmë për një banesë. Vetë është e sëmurë dhe nuk mundet të punojë edhe pse kushtet e vështira, e detyrojnë, që të mbledhë kanace. Pas transmetimit, biznesmeni Samir Mane mori përsipër të bëjë me shtëpi zonjën File Haruni dhe familjen e saj.

Të Fundit