Dhe të gjithëve spontanisht na lind pyetja se sa i lirë është shtypi dhe media në përgjithësi në Shqipëri, por jo vetëm në vitin 2023. A kemi më shumë liri sot ne gazetarët për të shkruar dhe për të raportuar apo kishim më tepër disa vite më parë?
Dikur fokusi ishte te shkrimi në gazeta, sot është në portale. Edhe pse duket se aty mund të shkruhet çdo gjë pa asnjë lloj censure, kjo përsëri lë për të dëshiruar.
Dita e sotme është një ditë reflektimi për të gjithë ata që janë të angazhuar në media, mbi sfidat e tyre për të garantuar lirinë, por edhe për të bërë një gazetari etike dhe profesionale.