Covid, SHBA heqin vaksinën për mbërritjet ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga 11 maji do të do të eliminojnë kërkesën për vaksinë kundër Covid-19 për udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë me udhëtime ajrore në vend.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate.

Heqja e vaksinimit të detyrueshëm shënon fundin e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore që u shpall në janar 2020.

Ne njoftojmë se administrata do t’i japë fund kërkesave të vaksinës Covid-19 për punonjësit federalë, kontraktorët federalë dhe udhëtarët ndërkombëtarë ajror në 11 maj, në të njëjtën ditë që përfundon urgjenca e shëndetit publik Covid-19.

Mbi 1.13 milionë njerëz në SHBA kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë më shumë se tre vjet më parë.

Të Fundit