STOP-EMISIONI 172(SEZONI 8) 1 Maj 2023-I shet nje personi 400 krere bageti, kur priste parate, nderron jete bleresi.

Në vitin 2019, Nazif Feta,i shet pa para në dorë, 400 krerë bagëti, një personi, që vinte nga Tirana, i prezantuar si kasap, Haxhi Isufaj.Meqë shitësi nuk kishte para në dorë, nëpërmjet një deklarate noteriale, që lidhi në Çorovodë me të birin e Nazifit, premtoi se i detyrohej 36 milionë lekë.Po, teksa pritej kthimi i borxhit, personi, që bleu bagëtitë, ndërroi jetë.Familja e Nazif Fetës u drejtua edhe në gjykatën e Beratit, prej nga doli një urdhër ekzekutimi mbi deklaratën e firmosur mes palëve.Sot, banorët nuk kanë bërë asnjë veprim dhe i kanë humbur shpresat.Ilia Elezi, përmbarues gjyqësor shpjegon, se kur debitori ka ndërruar jetë, përmbaruesi gjyqësor i drejtohet të afërmve të tij për ekzekutim vullnetar, për ata, që kanë përfituar nga trashëgimia. Ata janë të detyruar të përmbushin debinë.

Sot është 1 maji, dita ndërkombtare e punëtorëve. Ne sjellim në kujtesë pamje të vjetra, sesi festohej 1 maji në kohën e komunizmit, një datë kjo e lidhur me paradat e përvitshme në sheshin Skënderbej.Por si për krahasim, sjellim edhe pamjet e atmosferën e Tiranës sot. Si festohet 1 maji në Tiranë, në kohën, që bëhet fjalë për një festë zyrtare më shumë.

Në 20 tetor 2022 transmetuam rastin e një punonjëseje të Postës së Divjakës, së cilës i mungonte në llogarinë e saj më shumë se gjysma e pagës prej 3 vitesh. Zonja Rajmonda Rista nga Lushnja punonte si shpërndarëse e Postës së Divjakës nga viti 2014 deri në vitin 2017. Por në llogarinë e saj i është hedhur pagesa 8000, 8500 dhe maksimumi 9000 Lekë të reja si pagë mujore.Ndërkohë në Tatime ishte deklaruar me pagën minimale 22 mijë Lekë të reja. Këtë gjë e ka konstatuar kur ka dalë në pension. Ajo bëri kallëzim te Krimi Ekonomik në Fier dhe më pas kallëzimi iu përcoll Prokurorisë së Lushnjes, ku çështjen e mori prokurori Skënder Mestani. Por ky i fundit prej më shumë se një viti nuk ka bërë asnjë hetim.Duke iu rikthyer kësaj cështjeje mësojmë, se Gjykata e Lushnjes, me gjyqtare Miranda Nakaj, njëlloj si prokurori Mestani, nuk ka parë vepër penale në dosjen në fjalë.

Të Fundit