Kemi folur disa javë më parë për abuzimet me pagesat e pedagogëve në Fakultetin Juridik. Në dokumentet e publikuara nga “Stop”, flitej për shifra të ekzagjeruara pagesash, të cilat justifikoheshin me mbingarkesën apo pagesat ekstra.Dekania Dorina Hoxha për vitin 2020 kishte marrë aq pagesa, sa i bie të ketë punuar 18 orë në ditë gjatë këtij viti akademik.Po kështu lista tregonte të tjerë emra, që “punojnë” edhe në kohën e gjumit.
Prej ditësh vajzat tona kanë marre forma të ndryshme, duke u shndërruar herë ne ari, lama, apo dre. Sot ato i shohim në një tjetër “metamorfozë”, që i sjell në shpendë punëtorë, që gërmojnë tokën e hapin gropë.
Sot jemi ndalur te doktoraturat për vitin akademik 2021-2022, me thirrjen, që u bë në prill 2022.U përcaktuan 36 kuota dhe në shtator u shpallën 37 fitues, një më shumë, ndërsa për të tjerët ka ndryshim të destinacionit të kuotave pa miratim.Tani pas një viti akoma nuk janë përcaktuar temat e kandidatëve.Departamenti i drejtës publike nga 11 pedagogë të deklaruar ka zbritur në 8, që duhet të udhëheqin 9 studentë, edhe pse urdhri i ministrisë është “një udhëheqës-një kandidat”. “Stop” ka siguruar edhe proces-verbalet e vlerësimit nga komisioni ad hoc, ku rezulton, se fitues janë ata, që duhet të ishin skualifikuar.