STOP-EMISIONI 171(Sezoni 8) 28 Prill 2023-3 vjet sorollatje per regjistrimin e prones, “Stop” e zgjidh brenda dites.

Ndodhemi në lagjen Zguraj të Kavajës me denoncuesen Danjela Kola Laçi, e cila është trashëgimtarja e një prone, e blerë që në vitin ‘78, nga gjyshi i saj. Nga gjyshi prona ka kaluar në 6 trashëgimtarët e tij dhe babai i saj nuk e ka regjistruar për neglizhencë. Sot Danjela kërkon zgjidhjen e problemit dhe regjistrimin e pronës. Ajo thotë, se për tre vjet rresht është përpjekur ta bëjë këtë me ligjin e vitit 2020, por nuk ia ka dalë.Në Kadastrën e Kavajës na thonë, se aty regjistrohen vetëm pronat-shtet. Ato private i kanë kaluar Tiranës. Ne folëm me Dorian Murati, i cili na tha, se prona do të regjistrohet.E në fakt kështu ndodhi. Bashkë me zonjën ne shkojmë në zyrat e Kadastrës në Rinas, ku mori zgjidhje problemi i Danjela Kola Laci.

Cilat janë punët e burrave dhe punët e grave dhe a ndodh, që ato të ngatërrohen? Ne kemi intervistuar qytetarët e Tiranës, për t’i pyetur, sesi i kanë ndarë punët në shtëpi dhe a guxojnë gratë t’u kërkojnë burrave në shtëpi, që t’i ndihmojnë me detyrimet e shtëpisë. Përgjigjet e të intervistuarve janë për të mos u humbur.


Nismës sonë për të ndihmuar familje në nevojë, i është bashkuar Ilirjan Manushi, i cili jeton prej vitesh në Itali. Me rastin e festës së Bajramit ai ka dhuruar 500 euro për Shtëpinë e të Moshuarve Kavajë.Neritan Bajaziti, drejtuesi i Shtëpisë së të moshuarve falenderon qytetarin dhe emisionin Stop.Më pas jemi ndalur në Koplik pranë shtëpisë së familjes Aruni, që jeton në kushte shumë të vështira. Kryefamiljari prej 5 muajsh është larguar nga shtëpia. File Aruni tregon, se jeton bashkë me fëmijët në një dhomë gjithë lagështirë, ku tavani është gati në të rënë. Zonja shprehet, se nuk mundet të jetojë në atë gjendje, pasi nuk ka para as për qira e jeteën minimale. Ajo bën apel për ndihmë për një banesë. Vetë është e sëmurë dhe nuk mundet të punojë edhe pse kushtet e vështira, e detyrojnë, që të mbledhë kanace.

Të Fundit