Në datën 20 shkurt 2023 transmetuam një rast denoncimi nga qyteti i Elbasanit. Mikel Xhika tregoi, se në datën 21 janar 2023, u përfshi në një aksident automobilistik.Ai ka qenë duke lëvizur me makinë në rrugën “11 nëntori” dhe është goditur nga një makinë, që donte të futej në korsinë e tij. Mikeli ka lajmëruar policinë dhe punonjësit kanë ardhur pas 10 minutash. Ndërkohë zonja, që e kishte goditur, e kishte lëvizur makinën nga vendi i ngjarjes. Në moment iu tha, se ishte fajtore zonja dhe ajo u dënua me 2 000 lekë të reja për moskryerjen e manovrës. Më vonë, Mikeli u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë të reja, pasi sipas punonjësve, ishte me shpejtësi të lartë. Qytetari kërkoi ndihmën e emisionit Stop pasi i duket pa kuptim fakti, që askush nuk ia mati shpejtësinë dhe u dënua me gjobë më të lartë, se zonja, e cila shkaktoi aksidentin. Gazetarja e “Stop” u interesua për rastin në të gjitha institucionet, dhe sot, Mikeli na kontakton për të na komunikuar, se gjoba e tij nga 40 mijë lekë të reja, u zbrit në 2 mijë lekë të reja.
- +355 67 220 8888
- [email protected]