Menjëherë pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop, lidhur me veprimtarinë e noteres Anila Haxhiu, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar kontrollin, për të hetuar ligjshmërinë e veprimeve të saj.Një grup inspektimi i përbërë nga tre punonjës të Ministrisë, do të shqyrtojë për një javë cdo shkelje, që mund të lidhet me punën e noteres.Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë thuhet, se ajo që ka transmetuar emisioni “Stop” krijon indice, se janë kryer veprime abuzime në kundërshtim me ligjin për noterinë.Nga denoncimet në program pretendohet, se noterja Anila Haxhiu ka hartuar një deklaratë për kalim kufiri në mungesë të palëve, si dhe ka mbajtur shumën e një qytetari për një kontratë shitje pasurie përtej afateve ligjore. Këtyre bëmave të noteres, do t’i shtohet dhe dhuna ndaj gazetares nga ana e saj dhe bashkëshortit, por edhe falsifikimi i vulës, që në QKB i përkiste një blektori si dhe përkthimet problematike të zyrës së saj në disa gjuhë të huaja.Nga ana tjetër edhe Dhoma Kombtare e Noterisë, duke falenderuar emisionin “Stop”, distancohet nga sjelljet jo korrekte dhe jo ligjore të disa noterëve.
- +355 67 220 8888
- [email protected]