Ndalon të blejë lule, del nga dyqani, polici e “zhdep” në dru

Më 7 shkurt 2021, në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, qytetari Islam Kodheli ndaloi mjetin në rrugë në kundravajtje dhe shkoi për të blerë lule te një subjekt.Polici rrugor, Ervis Bejdo, debatoi me të dhe më pas konflikti u pasua me përdorim të forcës ndaj qytetarit.Në ngjarje u ndodhën vjehrri e kunati i Islamit, të cilët gjithashtu u shoqëruan me forcë në polici.Punonjësi i policisë bëri kallëzim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore dhe prokuroria e coi në gjykatë këtë cështje po me këtë akuzë. Ndërsa drejtuesi i mjetit u gjykua dhe u dënua me gjobë për mosbindje të policit.Sipas qytetarëve, asnjë masë nuk u mor ndaj policit dhe tani cështja po zvarritet në gjykatë.Polici është hetuar pa u pezulluar nga puna.Fillimisht punonjësi i Policisë Rrugore Durrës, Ervis Bejdo, në raportin e tij të shërbimit, të datës 7 shkurt 2021, deklaroi se qytetari, jo vetëm, që nuk ishte bindur, por e ka ofenduar dhe kërcënuar me fjalët “Ti je legen”! Ndërkohë, oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Durrësit, Ledio Matoshi dhe Shkëlzen Zeqiraj, në raportin e shërbimit, pohuan, se konstatuan, se Halim dhe Elson Allajbej po godisnin dhe po shtynin fizikisht kolegun e policisë rrugore.Prokuroria, në përfundim të hetimit, e coi cështjen për gjykim me akuzën e kallzimit të rremë për policin rrugor dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, drejtuesin e mjetit.Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit, në përgjigjen ndaj denoncuesit, shpjegoi, se po pret vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, dhe nëse konstatohen shkelje, do të fillojë hetimi administrativ disiplinor.

Të Fundit