Jemi në Sarandë me zonjën Feruze Hyseni, e cila na tregon problemin e djalit të saj, Arjan Hyseni. Pasi kishte punuar në Zvicër me një shtetas shqiptar, Shkëlqim Shameti, ky i fundit, në vend të pagesës i kishte dhënë një makinë, duke bërë edhe certifikatën e shitjes. Kjo ndodhi në 20 shtator 2022. Në 10 tetor djali niset drejt Shqipërisë në në pikën kufitare të Qafë Botës, Arjani u ndalua dhe i thanë, se makina është në alert, pasi është denoncuar e vjedhur në 10 shtator 2022. Prej 5 muajsh Arjan Hyseni ndodhet në burg. Prokurori Ilir Hoxha dhe gjyqtarja Suela Xhani, duket, se nuk kanë marrë në konsideratë disa detaje, që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.Motra e Arjan Hyseni ka komunikuar me Shkëlqim Shametin, por ky i fundit është shmangur, duke lënë dyshime, se gjithcka është bërë me qëllim.
- +355 67 220 8888
- [email protected]