Gjykata e Tranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Marjol Alikon, personin i cili akuzohet se aksidentoi për vdekje një 74-vjeçare.
Duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës i riu tha përpara gjykatës se nuk e kishte parë teksa ajo kalonte rrugën për shkak se i kishte rënë dielli në sy.
Ai pretendoi se nuk kishte konsumuar drogë ditën e ngjarjes, por e kishte marrë atë disa ditë më përpara.
Avokati i Alikos, Edvis Gorishti, kërkoi një masë më të lehtë nga gjykata. Sipas avokatit gjykata duhet të ketë parasysh faktin se autori ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe do jetë bashkëpunues, kerkesë që nuk pranua.
Ndërkohë sipas prokurorisë ai kishte rezultuar se kishte konsumuar lëndë narkotike dhe ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi tre ditë më parë në bulevardin Zhan D’ark rreth orës 16:00 të pasdites, ku 73-vjeçarja nuk muni dot t’i mbijetonte plagëve të marra nga përplasja.