“Kemi gjetur belanë nga të ardhurit”, qytetari nga Tirana: Na e kanë marrë mirësinë për dobësi

Çfarë do i këshillonit një foshnje të porsalindur, ishte tema e dikskutuar këtë të premte në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Një nga telefonuesit ka thënë se ai do kishte dy këshilla për një foshnje, e para të ishte mirënjohës dhe e dyta që mirësinë të mos e merrte për dobësi. 

Këto zgjedhje të telefonuesit mesa duket vijnë nga përvoja e tij personale, pasi siç shprehet ai, si tirons që është, ka ndier mosmirënjohjen nga të ardhurit në qytetion e tij.

Telefonuesi: Dy këshilla kisha, e para të mos jesh mosmirënjohës. Diçka që të bëhet për mirë t’ia dish tjetrit se të bën mirë edhe ty edhe të tjerëve. E para dhe e dyta, të mos e marrësh kurrë mirësinë e tjetrit për dobësi. Me thënë të drejtën nga kjo e fundit ne tironsit kemi vuajtur shumë, se nga s’kanë ardhur dhe pak na e dinë.

Aldo: Po për çfarë do e dinë?

Telefonuesi: Po duhet ta dinë atë mirësinë që gjetën te tjetri. Erdhën dibranët gjetën mirësinë, erdhi jugu 45 vjet, gjeti mirësinë. Po lanë edhe ca fgjëra që s’ishin të detyrushme as për ne e as për qytetërimin tonë.

Aldo: Duhet marrë parasysh edhe kjo, duke u bashkuar dy kultura të ndryshme, tre kultura, katër kultura, pesë kultura, kështu u bë Amerika…

Telefonuesi: Po por duhet të ketë pak më shumë rregull. Rregull njerëzillëku mbi të gjitha.

Aldo: Po bëje sipas dibranëve njerzëllikun ti pse sipas tiranasve.

Telefonuesi: Po se ne jemi çik më të lashtë dhe kulturë kemi më shumë, mos të vijë tjetri të na shesi mend.

Aldo: Kjo është pikë për t’u diskutuar, kultura. Kulturë ku?

Telefonuesi: Po kulturë e përgjithshmë Tirana nuk ka vuajtur shumë për kulturë. Është vend që nuk është thjesht i pasur por ka pasur edhe një klimë të mrekullueshme. E kam fjalën që ka qenë një qytet që ka pasur shumë virtyte. Kanë ndejtë portat hapur, nuk flitej vidhej nuk vidhej gjë.

Aldo: Po edhe në Bilisht kështu ka qenë. Edhe Rrësheni

Telefonuesi: Po Tirana është qytet që u bë kryeqytet.

Aldo: Po, por ki parasysh një gjë. Kryeqytet nuk e bëtë ju, e bëri Lushnja.

Telefonuesi: As ne se bëmë as të ardhurit. Tirana ka qenë vend i begatë dhe mbetet vend i begatë. Po nga gjerësia e tepruar ne shpësh e kemi gjetur edhe belanë nga të ardhurit, na kanë marrë edhe gjëra.

Të Fundit