Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhevit Sinanin, 80-vjeçarin i cili vrau me sëpatë bashkëshorten dhe të vëllanë.
Ai ka shfaqur probleme mendore gjatë deklarimeve në gjykatë. 80-vjeçari tha se nuk i ka vrarë ai bashkëshorten dhe vëllanë, por se i ka gjetur të pajetë.
Ai tha se fillimisht gjeti vëllanë të vrarë dhe më pas gjeti bashkëshorten të mbuluar me gjak.
“Fillimisht isha tek vellai, ai ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. E rregullova pak, e mbulova pastaj vajta në shtëpi. Edhe gruaja ishte vrarë!”, tha Sinani.