Udhëtim në kohë/ Avioni nisi fluturimin në vitin 2023, por u ul në 2022. Pasagjerët festuan dy herë Vitin e Ri

Pasagjerët e një avioni kanë pasur mundësinë të festojnë dy herë ndërrimin e viteve. Avioni United 858 u ngrit nga Koreja e Jugut në vitin 2023 dhe u ul në SHBA në vitin 2022.

Më 1  janar 2023, pak pas ndërrimit të viteve në orën 00:35 nga aeroporti i Seulit u nis fluturimi United 858, për të mbërritur në San Francisco në SHBA ne 17:15 të datës 31 Dhjetor 2022.

Edhe pse fluturime të tilla të udhëtimit në kohë janë bërë gjithnjë e më të zakonshme gjatë viteve të fundit, zakonisht është më e pazakontë të shohësh më shumë se një fluturim të tillë që ndodh me të njëjtën linjë ajrore.

Pasagjerët e këtij avioni janë ndjerë të veçantë pasi kanë festuar Vitin e Ri dy herë, por edhe janë kthyer në kohë.

Mediat raportojnë se ata nuk ishin të vetmit pasi anëtari i Star Alliance kreu një fluturim të ngjashëm nga Guami në Hawaii.

 

Të Fundit