Dhunë në familje, burri rreh bashkëshorten dhe vjehrrin në Tiranë

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Sakaq mësohet se njeri prej tyre ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj vjehrrit të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar:

Shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Të Fundit