Është identifikuar dhe është arrestuar 24-vjeçari i cili ditën e djeshme ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu S.Z dhe akuzohet për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
I riu dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth.
Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.