Vendimi i Qeverisë: Librat falas për nxënësit e klasave 1-3, nuk do t’i dorëzojnë në fund të vitit

Tekstet shkollore për nxënësit e klasave të 1 deri në të 3-të, nuk do t’i trashëgohen brezit tjetër.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se librat për këto klasa do të jepen falas, por nuk do të kenë detyrimin që t’i kalohen brezit pasardhës.

 

“Sot në Këshillin e Ministrave për shkak të një kërkese të hershme kemi vendosur që për nxënësit e klasave 1 deri të 3, textet të përfitohen falas çdo vit. Pra nxënësit të mos kenë detyrimin që në fund të vitit shkollor t’i dorëzojnë. Kemi vendosur kështu sepse për nxënësit e klasave fillore, nga njëra anë janë shumë të vegjël, por nga ana tjetër tekstet janë të tilla që mbi tekste ka dhe shënime, ka ushtirme, ku nxënësit duhet të shkruajnë”, deklaroi ministrja e Arsimit Evis Kushi./tvklan.al

Të Fundit