E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Studimi/ 4 në 10 njerëz në mbarë botën besojnë tek magjia dhe fuqitë e mbinatyrshme

Në mbarë botën, më shumë se 4 në 10 njerëz besojnë tek magjia. Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i kryer kohët e fundit. Megjithatë, magjia, ose koncepti se disa njerëzit mund të përdorin aftësitë e tyre të mbinatyrshme për t’i shkaktuar dëme të tjerëve, është një besim që ndryshon në mënyrë shumë midis vendeve.

Kështu vetëm 9 për qind e njerëzve në Suedi besojnë tek magjia, ndërsa më shumë se 90 për qind e njerëzve në Tunizi besojnë se disa njerëz kanë fuqi keqdashëse. Besimi tek magjia mund të jetë po aq i vjetër sa vetë njerëzimi.

Për shembull, arti më i vjetër i shpellave në Angli, përmban “simbole shtrigash” të gdhendura në shkëmb për të larguar shpirtrat e këqij. Ndërkohë shembulli më i vjetër i shkruar i emrit hebraik të Zotit, gjendet në një pllakë mallkimi 3200-vjeçare, që synon të ndëshkojë dikë që shkeli një zotim.

Koncepti se njerëzit mund të mallkojnë është i pranishëm në shumicën e feve kryesore botërore, përfshirë Krishterimin, Judaizmin, Islamin dhe Hinduizmin, zbuloi një sondazh i Qendrës Kërkimore Pju në SHBA në 2021. Në studimin e ri, studiuesit përdorën një grup të dhënash të gjera, të mbledhura në 6 faza të ndryshme midis viteve 2008-2017 nga kjo qendër. Në total 140.000 njerëzve në 95 vende dhe 5 kontinente iu drejtuan një sërë pyetjesh në lidhje me besimin e tyre tek magjia, si “A besoni tek syri i keq? Pse disa njerëz mund të mallkojnë?”. Apo mbi magjitë që shkaktojnë gjëra të këqija që i ndodhin dikujt.

Një kufizim i dukshëm i studimit, është fakti se nuk anketoi askënd në Indi apo Kinë, vende ku jetojnë afro 2.8 miliardë e banorëve të këtij planeti. Bazuar në sindazhin e gjerë të Qendrës Pju, studiuesit vlerësuan se të paktën 1 miliard njerëz në mbarë botën besojnë tek magjia. Gratë, banorët e qytetit dhe të rinjtë kishin më shumë gjasa të besonin tek fuqi të tilla të mbinatyrshme. Gjithsesi, pasja e një niveli arsimor më të lartë, e më shumë sigurie financiare, dhe të jetuarit në një familje më të vogël, shoqërohej zakonisht me një besim më të vogël tek magjia. Gjithsesi besime të tilla u gjetën tek njerëzit në të gjithë spektrin arsimor dhe socio-ekonomik.

Për shembull, njerëzit me një situatë ekonomike “shumë të mirë”, kishin vetëm 6-7 për qind më pak gjasa të besonin tek magjia, sesa njerëzit me një situatë ekonomike shumë më të keqe sipas studimit që u botua më 23 nëntor në revistën PLOS One.

Dhe ata që ishin fetarë, prireshin të kishin më shumë gjasa të besonin se disa njerëz zotërojnë fuqi magjike. “Në përgjithësi, besimet fetare dhe ato ndaj magjisë, janë që të dyja të përqendruara në rolin kyç të fuqive të mbinatyrshme në jetën tonë”- shkruajnë studiuesit në studim.

Njerëzit në vendet me institucione të dobëta, nivele të ulëta të besimit social, që i vënë me shumë theks konformitetit dhe që kanë një paragjykim më të madh ndaj njerëzve që bëjnë pjesë në “grupe të tjera”, kishin gjithashtu më shumë gjasa të besonin tek magjia.

Kjo përputhet me studimin e mëhershëm antropologjik mbi njerëzit indigjenë amerikanë të Kombit Navaho, i njohur gjithashtu si Dine. Ai hulumtim sugjeroi se midis njerëzve Navaho, besimi tek magjia shërbeu si një mjet i kontrollit shoqëror, që ndihmon në ruajtjen e rendit në një shoqëri kur strukturat formale të qeverisjes mungojnë ose janë të dobëta./Bota.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑