E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, Veliaj: Tirana më pak e prekura, do ndihmojmë në zonat më të vështira

Në një kohë kur i gjithë vendi është pushtuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu jashtw normales dhe erë të fortë, Tirana është një nga qarqet me më pak dëme. Këtë tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Ambasadën e Katarit për ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Veliaj tha se falë ndërhyrjeve në kohë të ekipeve në terren, reshjet nuk kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme, ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i vijë në ndihmë qarqeve më të prekura, si Shkodra e Lezha.

“Fatmirësisht, Tirana është një nga qarqet më pak të prekura dhe dua të falënderoj kolegët që kanë punuar me kanalizimet, me sistemet e kullimit, dhe sot jemi në gjendje të mirë. Jam i sigurt se duke filluar nga nesër, bashkë me miqtë e Katarit, do i gjendemi qarqeve si Shkodra apo Lezha, për t’u siguruar që të plotësojmë nevojat me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, Ambasadës së Katarit dhe miqve të tjerë,” deklaroi ndër të tjera Veliaj.

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, por problemet më të mëdha janë raportuar në veri të vendit, ku dhe sasia e reshjeve ka qenë më e madhe.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑