E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura
Aktualitet

Moti i Keq, Balluku: Situata më e vështirë në veri të vendit, ka pasur devijime në fluturime

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shkoi këtë të diel në aksin Burrel-Klos, për të monitoruar nga afër sitatën, për shkak të stuhisë që ka pushtuar vendin tonë gjatë fundjavës.

Nga terreni Balluku tha se reshjet e shiut kanë shkulur sinjalistikat rrugore dhe kanë krijuar probleme me pemë e gurë të rënë.

Ministrja tha se situata më e rënduar është pagatitur në veri, megjithëse vështirësi në lëvizje ka pasur dhe në Vlorë e Durrës dhe Elbasan. Valbona dhe Shala kanë sjellë problematikën më të madhe, u shpreh Balluku, ndërsa tha se akset rrugore janë të gjitha të hapura.

Më tej Balluku bëri me dije se në aeroportin e Rinasit ka pasur disa devijime për të ruajtur avionët dhe pasagjerët nga rrufetë.

Disa fluturime janë kthyer në aeroporte të tjerë ku ka pasur mot të qëndrueshëm

“Situata më e rënduar është në veri por është paraqitur e vështirë edhe në Vlorë e Durrës dhe Elbasan.
Valbona dhe Shala kanë sjellë problematikën më të madhe ndërsa në Fierzë ku prisnim të kishte më shumë reshje, atje ishin me intensitet mesatar. Akset rrugore janë të gjitha të hapura. Edhe në aeroportin e Rinasit kishte rrufe të vazhdueshme dhe e gjithë ultësira perëndimore ka pasur stuhi dhe erë. Ndërsa veriu ka pasur shi me intensitet të lartë ose të mesëm. Në aeroportin e Rinasit ka pasur disa devijime për të ruajtur avionët dhe pasagjerët nga rrufetë. Disa fluturime janë kthyer në aeroporte të tjerë ku ka pasur mot të qëndrueshëm.
Parashikohet të ketë përmirësim të motit. Sa i përket energjisë, na duhen shira sidomos në Fierzë. Ne do jemi në gatishmëri të plotë”, tha Balluku.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑