E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura
Lajme

Presidenti Begaj dekreton ligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për disa ndryshime dhe shtesa në lidhje me të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Dekretimi, sipas njoftimit në Presidencës, është kryer me datë 11 nëntor.

“Shpalljen e ligjit nr. 72/2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45/2015, ‘Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim.

– Advertisement –
Ligji, tanimë i publikuar në Fletoren Zyrtare, do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh.

Shqiptarët janë të gjithë një mendje kur vjen fjala për hapjen e dosjeve të komunizmit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 79.7% e tyre mendojnë se dosjet duhet të ishin hapur.

Vetëm 9.3% e tyre janë përgjigjur jo dhe 11% janë përgjigjur nuk e di. Ndërkohë, 84.3% e shqiptarëve mendojnë se personat e përfshirë me sigurimin e shtetit duhet të ishin përjashtuar nga çdo post shtetëror, ndërsa vetëm 7% janë shprehur se nuk duhet të përjashtohen.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑