E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet

Dailymail në fshatin e Shqipërisë: Është i ndërtuar i tëri me paund britanik

Media britanike “Dailymail” ka bërë një reportazh në një fshat të Shqipërisë që është i ndërtuar i gjithi me paratë e emigrantëve që jetojnë në Britani.

Reportazhi është i zhvilluar në fshatin Muzhak të Burrelit, me një popullsi rreth 1,200. Sipas “dailymail” çdo familje në këtë fshat ka të paktën një anëtar familje që jeton në Britani.

Emigrantët me paratë që kanë fituar kanë financuar ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja, duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe me shtëpi luksoze tre katëshe.

Për “mailonline” ka folur edhe, kryebashkiaku Agron Malaj, i cili ka thënë se 2000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat të duken si qytete fantazmë.

“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara, tha ai.

“Nuk është e vështirë të kuptosh pse njerëzit duan të largohen nga Burreli dhe zona përreth, duke e pasi paga mesatare javore për ata me fat për të gjetur një punë është 125 paund krahasuar me 640 paund në Britani” shkruan “Dailymail”.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑