E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
Bota

Nusret publikon faturën e bujshme, plot 160 mijë € vetëm për një darkë në restorantin e tij

Kuzhinieri i njohur, Nusret është kritikuar në rrjetet sociale pasi u mburr për faturën e një klienti që arrinte një total prej 161,423 euro, me një biftek të vetëm me çmim 1,182 euro.

I famshëm për biftekët e tij me fletë ari dhe pozën e spërkatur me kripë, u kritikua në Instagram nga komentuesit duke e quajtur çmimin “të çmendur” dhe “egoist”.

Fatura mbresëlënëse ishte nga restoranti “Salt Bae’s Nusr-Et Steakhouse” në Abu Dhabi, me 14 të ftuar që paguanin 615,065 dirhem (161,423 euro), që do të thotë se kushtonte 43,933 dirhem (11,527 euro) për person, shkruan Daily Mail.

Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, pagoi 2059 £ për dy biftekë Stambolli të mbuluara me fletë ari, 1255 £ për dy biftekë ‘osmanë’ të artë, 1027 £ për dy biftekë ari dhe një tjetër 891 £ për 11 biftekë me fileto viçi.

Por darkat nuk kishin mbaruar aty. Ata shpenzuan gjithashtu 273 £ për pesë porcione karpacio viçi, një meze me mish të papërpunuar të prerë hollë dhe 73 £ për katër qepë të lulëzuara.

Vetëm për katër porcione patate të skuqura, kuzhinieri ndikues ngarkoi 41 £ dhe 1,335 £ për bakllavanë të mbuluar me ar.

Salt Bae postoi foton e faturës në Instagram, dhe 49 milionë ndjekësve të tij, me mbishkrimin: “Cilësia asnjëherë e shtrenjtë #saltbae #saltlife #kripë”.

Menjëherë pas kësaj, Salt Bae mori një breshëri kritikash nga përdoruesit e tjerë të mediave sociale, me më shumë se 597,000 pëlqime dhe 26,500 komente, shumë prej tyre të neveritur nga fatura.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑