Një ditë më parë, një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, denoncoi në redaksinë tonë dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri.Ky i fundit, për një inat personal, i ka cuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i tha këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Nuk mjaftoi kjo, por shefi i uniformave blu, e kërcënoi, se do e fusë në dhe e do i marrë jetën, duke e goditur edhe fizikisht.Pas transmetimit të emisionit “Stop”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Mehmet Rrumbullaku shkarkoi përjashtoi nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, Pjerin Lazri. Ky i fundit, sipas deklaratës së policisë, ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe të komunikimit, duke tejkaluar kompetencat dhe duke abuzuar rëndë me atributet, që i jep ligji dhe detyra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]